Pak orë para se parlamenti të riniste punimet, Bashkimi Evropian i kërkoi shumicës socialiste dhe opozitës të bashkëpunojnë për të ardhmen evropiane të shqipërisë.

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, i bëri thirrje partive politike që në agjendën e tyre të kenë integrimin e vendit.

Dhe për të arritur këtë, nënvizoi diplomati i lartë, do të duhet një parlament funksional dhe efektiv për të çuar përpara reformat e kërkuara nga Brukseli.

Apelin e tij për dialog dhe bashkëpunim, diplomati Gonzato, e bëri pas një takimi qe ai zhvilloi me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";