BE do i sjellë Shqipërisë 145 mijë vaksina të Pfizer nga maji deri në gusht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE do i sjellë Shqipërisë 145 mijë vaksina të Pfizer nga maji deri në gusht

Nga muaji maj deri në gusht, në vendin tonë pritet të mbërrijnë edhe 145,000 doza të vaksinës nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech, si pjesë e e një skeme të Bashkimit Europian për të siguruar ndihmë për vendet fqinje dhe Afrikën. Në total do të shpërndahen 651,000 doza në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa mekanizmi do të koordinohet nga Austria.

 

Ministri i jashtëm, Aleksandër Shalenberg deklaroi se kjo nuk do të jetë dërgesa e fundit.

 

Advertisement

ALEXANDER SCHALLENBERG

MINISTER I JASHTEM I AUSTRISE

 

“Me këtë iniciativë ne po tregojmë se nuk po e lëmë rajonin pas. Këto doza nuk janë nga një kuotë kombëtare. Bashkimi Europian i siguroi për qëllimin e transferimit të tyre tek partnerët. Shpërndarja do të fillojë në majin maj sipas vendeve që kanë më shumë nevojë për to. Bosnja do të marrë pjesën më të madhe me 214,000 doza, ndërsa Serbia është e fundit me 36,000.”

Advertisement

Serbia ka arritur një nga nivelet më të larta të imunizimit në Europë duke përdorur 4 lloje vaksinash por ajo kineze dhe ruse po aplikohen masivisht. Rreth 26% e popullsisë, tashmë është vaksinuar. Ndërkohë në Bosnjë, vonesat në furnizime kanë shkaktuar protesta antiqeveritare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy