BE dhe SHBA pro zgjatjes së vettingut/ Salianji: Drejtësia është në një test

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE dhe SHBA pro zgjatjes së vettingut/ Salianji: Drejtësia është në një test

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me deklaratën e përbashkët të BE dhe SHBA përsa i përket zgjatjes së procesit të vettigut në vendin tonë.

 

Në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Salianji tha se drejtësia është në një test dhe puna e saj nuk duhet paragjykuar. Sipas tij, e drejtësia nuk është e përsorur, ndërsa theksoi se presin që të ketë një cilësi shërbimi për qytetarët.

 

Advertisement

“Nuk kam një qendrim personal para se të kemi një vendimarrje kolektive. Jemi duke diskutuar në lidhje me këtë çështje. Padiskutim që drejtësia është në një test dhe puna e saj nuk duhet gjykuar. Jemi në rolin tonë për të qenë kritik ndaj çdo institucioni.

 

Për çdo vendimmarrje e drejtësisë së re padiskutim që ne kemi mbajtur qendrimet tona duke thën të vërtetat siç janë. Puna e deritanishme janë një fillim i mirë, por për ne duhet të jenë të parët një radhë e gjatë zyrtarësh pavarësisht përkatësisë dhe pozicionit. Ashtu siç e kanë thënë partnerët ndërkombëtarë drerjtësia nuk është e përsorur, presim qe të këtë një cilësi shërbimi për qytetarët dhe një vendimmarje më të shpejtë”, tha Salianji.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy