“BE dështoi të mbante premtimet”/ Rama, Vuçiç dhe Zaev: Lëvizje e lirë në të gjithë rajonin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“BE dështoi të mbante premtimet”/ Rama, Vuçiç dhe Zaev: Lëvizje e lirë në të gjithë rajonin

Tre liderët e rajonit, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev dolën me një deklaratë të përbashkët pas takimit online, ku u fol për minishengenin ballkanik. Tre krerët thanë njëzëri se Bashkimi Evropian dështoi në mbajtjen e premtimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

“Ne u takuam sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm përpara në bashkëpunimin tonë rajonal, si një instrument me rëndësi jetike për vendet tona, për Ballkanin Perëndimor, për Europën dhe perspektivën europiane në tërësi. Vendet tona janë dhe do të jenë gjithmonë pjesë e Europës. Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Europian, po aq sa Bashkimi Europian ka nevojë për të. Dështimi i përsëritur i BE-së për të përmbushur premtimet e saj dhe paaftësia për të ecur përpara me hapjen e konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është kundër vullnetit europian të vendeve tona dhe po aq, kundër interesave të vetë BE-së. Historia dhe e ardhmja jonë janë europiane dhe ne jetojmë në një rajon të rrethuar nga kufijtë e Bashkimit Europian. Në kontekstin sfidues të krijuar nga një status quo tashmë e gjatë e Bashkimit Europian kundrejt procesit tonë të integrimit në BE, ne mbetemi edhe më të përkushtuar në rrugën tonë të BE-së dhe në bashkëpunimin tonë rajonal.”

 

Advertisement

Ata u angazhuan në arritjen sa më parë të një lëvizjeje të lirë për të gjithë rajonin.

 

“Ne duam të shohim sa më shpejt të jetë e mundur se katër liritë e BE-së – lëvizja e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit – zbatohen në të gjithë rajonin. Dhe ne do të bëjmë gjithçka është në dorën tonë për të arritur këtë qëllim me fuqinë e shembullit tonë. Në këtë frymë, ne do të shprehim mbështetjen tonë të plotë për tregun e përbashkët rajonal në Samitin e Procesit të Berlinit të 5 korrikut.”

 

Advertisement

Rama, Zaev dhe Vuçiç janë dakordësuar të takohen fizikisht në Shkup në datën 29 korrik për të shqyrtuar progresin dhe për të nënshkruar mes tre vendeve marrëveshje që zbatojnë angazhimet e Samitit të Berlinit.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy