Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josef Borrell pritet të takohet me Ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoγlu, në Bruksel.
Lajmin e bëri të ditur vetë ai, ndërsa merrte pjesë në telekonferencën e zhvilluar mes Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Layen dhe Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Borrell theksoi se BE është e gatshme të vazhdojë të punojë “për dialog me Turqinë”.
Ndër të tjera, Përfaqësuesi i Lartë i BE tha: “Unë kam pasur një bisedë të dobishme sot me Ursula von der Leyen me Tajip Erdogan.
Ne jemi gati të vazhdojmë të punojmë për një dialog me Turqinë. Unë mirëpres Mevlüt Çavuşolulu në Bruksel për të vazhduar misionin e marrë nga udhëheqësit në Këshillin Evropian në dhjetor.”