Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve locale në Maqedoninë e Veriut, Klan Macedonia mëson se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare ia kanë dalë të bien dakord për mbështetje të ndërsjelltë.
Në fakt, integristët e Ali Ahmetit presin përkrahjen e votuesve të PDSH-së së Menduh Thaçit në komunat ku kandidatët e BDI-së shkojnë në balotazh, si në Tearcë, Tetovë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar, Strugë, Çashkë, apo edhe në Çair, ndërkohë që është për t’u prituir që Studeniçani edhe gjatë katër viteve të ardhshme të drejtohet nga Azem Sadiku.
Klan Maqedonia mëson se marrëveshjen për këtë e kanë arritur këtë të dielë krerët e dy partive, Ahmeti e Thaçi.
Advertisement