BB vlerëson rritjen ekonomike, publikohet raporti: Punësimi dhe pagat shënuan rritje, sfidë mbetet emigracioni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BB vlerëson rritjen ekonomike, publikohet raporti: Punësimi dhe pagat shënuan rritje, sfidë mbetet emigracioni

Përtej sfidave dhe inflamacionit, ekonomia shqiptare mbetet e fortë edhe këtë vit.

Banka Botërore ka publikuar vlerësimet e fundit për ecurinë e ekonomisë globale.

Për vitin 2025 ekonomia jonë parashikohet të përshpejtohet me 3.3%, njësoj si vitin e kaluar.

Ndikim kryesor kanë patur konsumi, turizmi dhe ndërtimet.

Advertisement

“Mendoj se Shqipëria tani është në një pozitë më të mirë financiare ekonomike  seç ka qenë vitin e kaluar. Ne gjithashtu nuk shohim  rreziqe në rritje në horizont dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse faktorë të tillë gjithmonë ndikojnë në ekonominë e vendit. Duke marrë parasysh se situata tani është stabël, është një mundësi e mirë për të gjithë ne që të punojmë për një transformim  në Shqipëri që do të thotë më shumë eksporte me jashtë, më shumë vende pune”, tha Emanuel Salinas, menaxher i BB për Shqipërinë.

Ndërkohë sipas Bankës Botërore, shkalla e varfërisë, pritet të zbutet ndërkohë që pagat do të vazhdojnë të rriten.

Aktualisht 21.7 % e popullsisë në Shqipëri jetojnë në varfëri, punësimi ka shënuar rritje me mbi 1% dhe pagat në sektorin privat kanë shënuar një rritje prej 12.7%.

Investimet e huaja në vend gjatë vitit 2024 janë rritur me 8.5% krahasuar me një vit më parë.

Advertisement

Sfidat kryesore për Shqipërinë, thuhet në raport, mbeten rënia e numrit të popullsisë për shkak të emigracionit, cilësia e dobët e forcës së punës dhe vendeve të krijuara të punës, si dhe kryerja e reformave strukturore jo me ritmin e nevojshëm./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy