![Baza e NATO-s në Kuçovë, Vjosa Osmani: Rrit sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/02/Vjosa-Osmani-9-783x400.jpg)
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar për inaugurimin e bazës së NATO-s në Kuçovë.
Osmani shkruan në një postim në platformën “X” se hapja e kësaj baze kontribuon në rritjen e sigurisë në rajon, transmeton Telegrafi.
“Hapja e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet!”, ka shkruar Osmani. /vizionplus.tv
Advertisement