Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin “Shock” për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se nga një politikan “i cili i jep vetes më shumë fuqi se sa ka, është shndërruar në një politikan të paaftë. Këtë e tha duke iu referuar aksionit të policisë kundër kontabandës në veri të Kosovës.
“Politikisht, kur Albin Kurti ka ndërhyrë me njësinë speciale ka qenë risk i madh, vështirë që mund të qëndrojë, por është mirë ta provosh”, u shpreh Baton Haxhiu.
Veriu i Kosovës është shndërruar në pikë kontrabande, tha nga ana tjetër Andi Bushati, ndërsa vlerësoi ndërhyrjen me forcat speciale të qeverisë Kurti.
“Të gjithë ata që thoshin se qeveria Kurti nuk guxon më të ndërhyjë, iu provua e kundërta”, tha Andi Bushati.
Andi Bushati tha se çështja e krimit është çështje politike “për sa kohë krimi mbrohet nga Beogradi”.