Basketbolli, gati për sezonin/ Ekipi i Tiranës rinis stërvitjen, synon fitore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basketbolli, gati për sezonin/ Ekipi i Tiranës rinis stërvitjen, synon fitore

Pas afro 11 muajsh pushim, basketbollit iu dha drita jeshile për rifillimin e aktivitetit në parket. Lojtarët i janë rikthyer palestarve për të kryer përgatitjet e fundit në këtë prag sezoni.

Klubi i basketbollit Tirana, nën drejtimin e teknikut Erkand Karaj, duket në formë të mirë dhe me ambicie të forta për fitore.

 

ERKAND KARAJ

Advertisement

TRAJNER I KB TIRANA

“E kemi marrë me entuziazëm nga lajmi i mirë dhe i shumëpritur për ne, por gjithmonë të kujdesshëm. Pas gjithë asaj pauze frika e dëmtimeve është shumë e madhe. Ne kemi thënë që synimi jonë, jo vetëm këtë sezon, por gjithmonë kërkon maksimumin, çdo sezon kërkon titullin kampion”, tha ai për “Vizion Plus”. 

 

Ndërsa basketbollisti Geri Shima beson se pavarësisht pandemisë, grupi është i kompletuar dhe se do të arrijë cdo objektiv në fund të sezonit

Advertisement

 

GERTI SHIMA

BASKETBOLLIST

“Që nga mommenti që morëm lajmin për të rifilluar kampionatin në fund të këtij muaji apo fillim muaji mars filluam dhe ato stërvitjet serioze po themi për të kapur atë ritmin dhe formën e duhur për kampionat. Jemi po të njëjtit lojtarë që kemi qenë këto 2-3 vitet e fundit dhe kjo do na e bëjë dhe më të lehtë për ketë fillim kampionati jo normal.”

Advertisement

 

Shima foli për “Vizion Plus” edhe për ndeshjet e kombëtares të vlefshme për paraeleminatoret e Kupën e Botërs

 

GERTI SHIMA

Advertisement

BASKETBOLLIST

“Kemi një derbi me Qipron. Ndeshjen e parë i kemi mundur këtu dhe një fitore tani në transfertë do na bënte të mbanin pozitat e vendit të tretë duke qënë se dolëm nga objektivat e vendit të parë dhe të dytë.”

 

Basketbolli u ndërpre në datën 9 mars të vitit të kaluar, ndërsa Federata vendosi të mos shpallte asnjë fitues për sezonin që lam pas.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy