Kampionati i basketbollit në Shqipëri do të ndezi motorët javën e parë të tetorit ndërsa skuadrat po kryejnë përgatitjet e fundit për këtë vit të ri.
Covid-19 ka qenë një nga shqetësimet kryesore në sezonin e kaluar por këtë herë sipas trajnerit të Partizanit, Erdal Borova, sportistët po respektojnë me rigorozitet çdo masë të vendosur nga federata ndërsa është lënë në fuqi i njëjti protokoll përpara çdo takimi.
Kapiteni i skuadrës, Mired Jani tha se forma e djemve premton shumë dhe se krahas çdo vështirësie të kuqtë janë gati për trofe.
Një nga afrimet më të rëndësishme në kampin e kuq ishte dhe ai i Majk Vaqarrit nga Tirana. Organizatori, në profesion doktor, u shpreh se kura më e mirë për të luftuar Covid-in mbetet sporti.
Vizion Plus kontaktoi dhe Federatën Shqiptare të Basketbollit e cila tha se përpara çdo takimi sportistët duhet të kryejnë testin dhe në raste se rezultojnë pozitiv, ata do të izolohen menjëherë.