Basketbolli bëhet gati, skuadrat rikthehen në parket javën e parë të tetorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basketbolli bëhet gati, skuadrat rikthehen në parket javën e parë të tetorit

Kampionati i basketbollit në Shqipëri  do të ndezi motorët javën e parë të tetorit ndërsa skuadrat po kryejnë përgatitjet e fundit për këtë  vit të ri.

Covid-19 ka qenë një nga shqetësimet kryesore në sezonin e kaluar por këtë herë sipas trajnerit të Partizanit, Erdal Borova, sportistët po respektojnë me rigorozitet çdo masë të vendosur nga  federata ndërsa është lënë në fuqi i njëjti  protokoll përpara çdo takimi.

Kapiteni i skuadrës, Mired Jani tha se forma e djemve premton shumë dhe se krahas çdo vështirësie të kuqtë janë gati për trofe.

Një nga afrimet më të rëndësishme në kampin e kuq ishte dhe ai i Majk Vaqarrit nga Tirana. Organizatori, në profesion doktor, u shpreh se kura më e mirë për të luftuar Covid-in mbetet sporti.

Advertisement

Vizion Plus kontaktoi dhe Federatën Shqiptare të Basketbollit e cila tha se përpara çdo takimi sportistët duhet të kryejnë testin dhe në raste se rezultojnë pozitiv, ata do të izolohen menjëherë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy