17 fermerë në fshatin Kafaraj të Fierit janë bërë bashkë prej një viti, duke bashkuar 13 hektarë të mbjellë me luleshtrydhe.Thirrja e Ministrisë së Bujqësisë këtë vit për bashkimin e fermerëve, sipas tyre, është e vonuar sepse vetëm duke u bërë bashkë, mund të arrihet mbështetja e tyre me fonde, por edhe të sigurohet tregu për të shitur prodhimin.
“Edhe kulturat e tjera duhet të bashkohen patjetër për arsye të shitjes së mallit. Edhe nga ministria që të jepen subcvencionet. Është e mira që të bashkohen patjetër sepse ne nuk kemi ku të shkojmë pa grupim. Kjo jep siguri që edhe tregtari kur vjen nga jashtë, do vijë të takohet me bordin, jep më shumë siguri të shitjes, të cilësisë, të prodhimit.Është e vonuar kjo iniciativë sepse nuk janë bashkuar njerëzxit, duhet të bashkohemi që të ecim përpara”, shprehet fermeri.
“Vetëm bashkimi i fermerëve do të jetë zgjidhje sepse vetëm me shoqata shpërblehet mundi, djersa e fermerëve. Subvencionet jepen nga shteti sepse njihet bashkimi i fermerëve. Kjo lidhet mirë edhe me eksportin sepse këtu është pika më kulminante, ne tani jemi të dështuar me luleshtryudhet sepse nuk ka një çmim unik, kurse kur je në një kooperativë, vendoset nga kjo kooperativë se sa do të jetë çmimi”, tha një tjetër.
“Nëse të gjithë fermerët bashkohen, këto kooperativa do të funksionin si për eksportet jashtë vendit, por edhe për të përfituar nga skema. Nëse bëhen pjesë e këtyre grupimeve, përfitojnë më lehtë”, tha fermeri.
Këtë vit, mundësinë për të përfituar me prioritet financimin 100% nga Skema Kombëtare e Mbështetjes do ta kenë blegtorët dhe bletarët që janë bërë bashkë në një grup prej të paktën 7 personash. Ndërsa fermerët e serave duhet të organizohen në një grup me të paktën 4 anëtarë, për të marrë të parët 100% të financimit, nëse aplikojnë të bashkuar. /vizionplus.tv