Ekipi i Mirëmbajtjes së Rrugëve në Bashkinë e Tiranës ka ndërhyrë këto ditë për rehabilitimin e shtresave asfaltike në disa segmente të rëndësishme rrugore. Rruga “Muzakët” është një prej tyre ku janë riparuar shtresat e dëmtuara, duke sjellë një përmirësim të ndjeshëm të sigurisë dhe të lëvizjes.
Ekipi i Mirëmbajtjes së Rrugëve ka punuar edhe në disa segmente të tjera të qytetit, si: Rruga “Llambi Bonata”; Rruga “Ligor Lubonja”; Rruga “Ali Shefqeti”; Rruga “Çelo Ibraj”.
Advertisement
Ekipi i Mirëmbajtjes së Rrugëve vazhdon të punojë edhe në këto ditë gjatë natës, duke u kujdesur për riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve të dëmtuara në të gjithë qytetin, duke kontribuar në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.