Bashkia e Tiranës po vijon me ndërhyrjet kapilare në çdo zonë të kryeqytetit.
Sëfundmi, është ndërhyrë për rehabilitimin e plotë të sheshit të pallateve “Liseci”, ku tashmë ka përfunduar puna për sistemimin dhe rregullimin e tij në njësinë administrative Nr.4.
Advertisement
Pluhuri në verë dhe balta në dimër, tashmë i kanë lënë vend asfaltit të plotë brenda pallateve, ndërkohë që banorët e ardhur kryesisht pas viteve ’90, tashmë mund të lëvizin lirisht.
Krahas asfaltimit të plotë të sheshit, Bashkia po vijon dhe për gjelbërimin dhe krijimin e lehtësirave për banorët e këtij blloku për të kaluar kohën e lirë.
Advertisement