Në këto ditë të nxehta vere ekipet e Bashkisë Tiranë kanë marrë masa që të mos ndjehen shqetësimet nga insektet duke dezinfektuar disa lagje, një proces mjaft i rëndësishëm i higjenës.
Ditën e sotme procesi i dezinfektimit është kryer në disa vendstrehime dhe hyrje pallatesh në rrugët: Pjetër Budi; Qamil Guranaku; Vath Koreshi; Luigj Gurakuqi; Hoxha Tahsim.
Ky dezinfektim i rregullt është i rëndësishëm për të reduktuar shqetësimet që shkaktohen nga mushkonjat, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës.
Bashkia Tiranë do të vazhdojë të monitorojë dhe të kryejë dezinfektimin e nevojshëm në të gjithë qytetin, duke siguruar një ambient më të pastër dhe të sigurt për të gjithë banorët./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";