Prej tri ditësh, mjetet e rënda të Bashkisë së Tiranës sëbashku me punëtorët kane nisur nje aksion te madh dhe janë duke punuar me intensitet për largimin e mbetjeve të hedhura pa kriter nga qytetarë të papërgjegjshëm në të gjithë zonën e Bregut të Lumit.
Ky aksion pastrimi do të vazhdojë edhe ditët në vijim gjer në pastrimin e plotë të zonës.
Qytetarët që jetojnë pranë zonës së njohur si Bregu i Lumit kanë shpëtuar tashmë prej përmbytjeve që pësonin thuajse pas çdo shiu.
Ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e gjithë kësaj zone me ndërtimin e skarpateve dhe pritave në gjithë gjatësinë e Lumit të Tiranës ka eliminuar përmbytjet.
Në tetor 2013, 513 familje të cilat jetonin në zonën e Bregut të Lumit u përmbytën, ndërkohë që pas punimeve nga administrata e re e bashkise, pas vitit 2015, dalja e lumit nga shtrati është një histori e së shkuarës.