Bashkia nis aksionin e pastrimit të Bregut të Lumit, mjetet e rënda largojnë mbetjet (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bashkia nis aksionin e  pastrimit të Bregut të Lumit, mjetet e rënda largojnë mbetjet (FOTO)

Prej tri ditësh, mjetet e rënda të Bashkisë së Tiranës sëbashku me punëtorët  kane nisur nje aksion te madh dhe janë duke punuar me intensitet për largimin e mbetjeve të hedhura pa kriter nga qytetarë të papërgjegjshëm në të gjithë zonën e  Bregut të Lumit.

 

Ky aksion pastrimi do të vazhdojë edhe ditët në vijim gjer në pastrimin e plotë të zonës.

 

Advertisement

Qytetarët që jetojnë pranë zonës së njohur si Bregu i Lumit kanë shpëtuar tashmë prej përmbytjeve që pësonin thuajse pas çdo shiu.

 

Ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e gjithë kësaj zone me ndërtimin e skarpateve dhe pritave në gjithë gjatësinë e Lumit të Tiranës ka eliminuar përmbytjet.

 

Advertisement

Në tetor 2013, 513 familje të cilat jetonin në zonën e Bregut të Lumit u përmbytën, ndërkohë që pas punimeve nga administrata e re e bashkise, pas vitit 2015, dalja e lumit nga shtrati është një histori e së shkuarës.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy