Bashkia e Tiranës ka nisur pastrimin e Lanës nga mbetjet duke i paraprire ne kete menyre edhe stines se vjeshtës qe sjell edhe reshje shiu, qe krijojne jo pak problematika sa i takon prurjeve te ujerave.

Për të parandaluar daljen e lumit nga shtrati, ndërmarrja e Punëtorëve të Qytetit e Bashkisë së Tiranës, ka punuar intensivisht për të pastruar shtratin e Lanës, nga mbetjet e hedhura në mënyrë të papërgjegjshme nga qytetarët, të cilat rrisnin mundësinë e daljes së tij dhe të përmbytjes së zonave përreth.

Makineritë e rënda si dhe punonjësit kanë bërë të mundur rehabilitimin e të gjithë shtratit të lumit duke hequr plastikë dhe inerte.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";