Bashkëqeverisje PS-PD/ Meta: Harrojeni skenarin e Shqipërisë pa opozitë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bashkëqeverisje PS-PD/ Meta: Harrojeni skenarin e Shqipërisë pa opozitë

Presidenti Meta nga Korça ku mori pjese ne nje mengjes lutje, iu pergjigj interesit te gazetareve per ceshtje te rendesishme te aktualitetit politik ne vend.

Kreu i Shtetit zgjodhi të mos beje asnje koment mbi debatin e forte ne PD mes Bashes dhe Berishes.

“Nuk dëshiroj të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike. Duhet t’i zhvillojnë debatet e brendshme në mënyrë demokratik. Demokracia nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë, këtë e kemi mësuar në këto 3 dekada, ajo ka ulje ngritjet e saj. Shpresojmë të gjithë t’i përmbahen parimeve më bazike të shtetit të së drejtës dhe demokracisë.Nuk dëshiroj të bëhem pjesë e këtyre debateve. Do të kemi kohë t’i gjykojmë pas 24 korrikut për tre dekatat e ardhshme”, tha Meta.

Ndersa skenarin e mundshem per nje marreveshje qeverisese mazhorance-PD, Presidenti Meta iu pergjigj:

Advertisement

“Duhet që çdo forcë të zbatojë parimet demokratike. Nuk ka përpjekje në botë të realizojë atë skenar, për të lënë Shqipërinë pa opozitë. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë modele që nuk i gjejmë në kontinentin ku jetojmë, por që janë në kontinente të tjera”, shtoi Ilir Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy