Shoqata e Ndërtuesve së bashku me Inspektoratin e Punës janë angazhuar për të ofruar siguri më të lartë në punë.

Pranë Shoqatës do të ngrihet një këshill që do të ndjekë ecurinë e masave që duhet të zbatohen nga firmat e ndërtimit për të garantuar siguri.

“Takimet e tjera duhet të jenë periodike sepse të dyja palët kanë nevojë për ndihmën e njëri-tjetrit. Ne si ndërtues kemi bërë të pamundurën për të mos patur situata të tilla. Në krahasim me volumin e ndërtimit që është gati dhjetëfishuar, është aksidenti i tretë me pasoja të rënda. Nuk ka firmë sot ndërtimit që nuk e bën instruksionin teknik, nuk ka inxhinier që i neglizhon këto masa. Sensibilizimi. Prezenca duhet të jetë më e shtuar. Fokusi duhet të jetë te ndërgjegjësimi”, shprehet Erion Harizi, nga Shoqata e Ndërtuesve

Inspektorati i Punës ka zgjedhur ndërtimin si sektorin e parë ku është i nevojshëm një ndërgjegjësim më i madh për shkak edhe të volumit të ndërtimeve në vitet e fundit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sektori i ndërtimit është i rëndësishëm, është vital dhe mban një peshë jo të vogël në ekonomi. Me dinamikën që ka, nr i aksidenteve është relativisht i ulët. Është shumë e rëndësishme që bashkë me zhvillimin e këtij sektori, të zhvillohen edhe masat e sigurisë, që të kemi numër sa më të vogël të aksidenteve. Mbajtja e pajisjeve individuale është shkelja më e hasur, tabelat që mungojnë ose skeleria që jo gjithmonë është e plotë”, thotë Eljo Muçaj, nga Inspektoriati Shtetëror i Punës.

Gjatë vitit të shkuar, Inspektorati i Punës ka kryer rreth 1000 inspektime në sektorin e ndërtimit dhe në  36% te tyre, janë aplikuar masa administrative. /vizionplus.tv