Bashkëpunëtor në transportimin e lëndëve narkotike në vitin 2016/ Arrestohet 35 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bashkëpunëtor në transportimin e lëndëve narkotike në vitin 2016/ Arrestohet 35 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Nertil Hoxha, 35 vjeç, banues në Dimal është arrestuar nga policia e Beratit, pasi në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë kanë tentuar të transportojnë lëndë narkotike në vitin 2016.

 

Gjykata e Beratit me vendimin e datës 14.11.2018 e ka dënuar me dy vite burg të riun për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Advertisement

DVP Berat/Finalizohet, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, operacioni policor i koduar “Rrjeta”.

 

Kapet dhe vihet në pranga, 35-vjeçari i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në tentativën për transportim të lëndëve narkotike.

 

Advertisement

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nisur dhe nga informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e DVP Berat, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeta”, si rezultat i të cilit, në qytetin e Tiranës, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim Nertil Hoxha, 35 vjeç, banues në Dimal.  

 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 14.11.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shtetasi Nertil Hoxha, në vitin 2016, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka tentuar të transportojë një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

 

Advertisement

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy