Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar Maqedoninë e Veriut në ditën e Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Veliaj ka vlerësuar punën e politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë punuar me përkushtim për të drejtat e shqiptarëve atje.
“Gëzuar Pavarësinë e Maqedonisë së Veriut. Statusi i ngritur i shqiptarëve sot nuk do qe i mundur pa betejën e burrave si Ali Ahmeti e punën e përditshme të vëllezërve tanë si @ArtanGrubi me shokë!Mirënjohje për mikpritjen dhe vëllazërinë, bashkë jemi më të fortë!”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa publikon disa foto nga takimet e zhvilluara në Maqedoninë e Veriut.
Advertisement