
Dikur një funksionare e lartë e Partisë demokratike dhe e qeverisë shqiptare, sot nuk e gjen veten as në listat e anëtarësisë së selisë blu. Majlinda Bregu gjatë një interviste posacërisht për Vizion Plus, rrëfeu një detaj të rëndësishëm.
Teksa u pyet nga gazetarja Olta Blaceri sesi e komenton ajo rizgjedhjen e Bashës në krye të PD, në cilësinë e anëtares së PD, Majlinda Bregu tha se nuk e ka parë veten në asnjë vend si anëtarë e kësaj force politike ne zgjedhjet e fundit për kryetar. Ajo shtoi për këtë “zhdukje” të emrit të saj nga listat e anëtarësisë , nuk duhet pyetur ajo por zyrtaret e sëlisë blu.
“Nuk ka cfarë të mendoj më asgjë për situate të cilat I kam patur të qarta edhe vite më parë. Por bën mirë që ta bësh këtë pyetje edhe në PD, sepse unë nuk e kam parë veten në asnjë vend si anëtare e PD, as për të votuar. Madje në fushatën zgjedhore më rezultonte që edhe në seksionet e pd nuk figuroja më si jnjeri I partisë demokratike. Kështu që më mirë pyet në pd se ku e kanë listën e anëtarësisë dhe ku i kanë anëtarët”.
Advertisement
Majlinda Bregu prej tre vitesh mban postin e drejtueses se keshillit te bashkepunimit rajonal. Përpara se të merrte këtë post të rëndësishëm, ajo ishte një prej zërave të shumtë kritike brenda PD-së, kundrejt kryetarit Basha.