![Basha zgjedh drejtuesit politik të PD në Dibër dhe Berat](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/01/640-0-6008180b45c4f.jpg)
Partia Demokratike ka zyrtarizuar edhe dy drejtues të tjerë politik në qarqe, të cilët do drejtojnë fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.
Sikurse ishte përfolur dhe pritej, Xhelal Mziu është konfimuar nga Lulzim Basha si drejtues politik i PD për qarkun Dibër.
Xhelal Mziu ka qënë një pikë e fortë e PD në zonën e Kamzës aty ku ishte disa mandate kryebashkiak dhe ka udhëhequr shumë beteja elektorale të PD.
Ndërkohë Tomor Alizoti, I rikthyer në pozicione të rëndësishme në PD pas një periudhe tërheqje, do të drejtoje fushatën e PD në qarkun Berat.
Advertisement