Basha: Zero taksa kush punon tokën, garantojmë shitjen e prodhimeve, fshati do lulëzojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha: Zero taksa kush punon tokën, garantojmë shitjen e prodhimeve, fshati do lulëzojë

Lulzim Basha prezantoi për shqiptarët programin e bujqësise, të cilën ai do të vërë në zbatim nëse shqiptarët I japin besim në 25 prill.

Kryedemokrati tha se gjatë këtyre 8 viteve Rama i kthyer kurrizin fermerëve pasi në bujqësi po përfitojnë vetëm një grusht njerëzish që janë të lidhur me të, ndërsa të tjerët janë lënë në harresë  8 vite pa asnjë mbështetje.

Objektivi ynë, thotë Basha, është t’i kthejmë fshatrat dhe zonat rurale të vendit, nga të harruara e tërësisht të braktisura nga qeveria aktuale, në faktorë zhvillimi.

Basha prezantoi edhe angazhimet kryesore te PD për bujqësinë:

Advertisement

 

Unë angazhohem që të subvencionojmë me një shifër rekord, drejtpërsëdrejti nga buxheti i shtetit, 100 milionë Euro në vit për fermerët shqiptarë dhe të financojmë 50 milionë Euro të tjera çdo vit për infrastrukturën bujqësore, krahas financimeve të Bashkimit Europian.   Mbështetja direkte me para në dorë për çdo dynym tokë të kultivuar dhe krerë në blegtori, do të ulë shpenzimet e fermerëve për mekanikën bujqesore, pajisjet e mekanizimit, imputet bujqësore bazë, plehrat kimike, farërat,  fidanet, racat e kafshëve, produktet e mbrojtjes se bimeve etj.Ne do të zhbëjmë burokracinë korruptive dhge frenuese dhe do t’ju mundësojmë të gjithë fermerëve që të kenë lehtësi në punën e tyre, pa ua zhytur dorën thellë e më thellë në xhep për t’iu marrë edhe qindarkat e fundit. E përsëris zotimin tim, angazhimin që do ta bëjmë realitet menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit.I vetmi dokument me te cilin fermeri do te paraqitet për të perfituar  mbeshtetje finanaciare, do te jete karta e identitetit, numri unik i të cilës do të shërbejë edhe si NIPT-i i fermerit.Taksa e tokës do të zerohet për të gjithë fermerët që e punojnë tokën e tyre.

 

Lideri i opozitës premtoi se fermeri në qeverisjen e PD do ta ketë të garantuar tregun.

Advertisement

 

Unë angazhohem për aksesin e plotë e të lirë  në tregje, çmontim monopleve të tregjeve dhe heqjen e çdo pengese që fermeri të arrijë ta çojë prodhimin në treg. Pa gjoba dhe pengesatë shpikura për t’ju rrjepur qindarkën e fundit.Do të fuqizojmë aksesin në tregjet e huaja, duke ngritur Agjencinë e Promovimit të Eksporteve Shqiptare. Asnje kilogram prodhim i pashitur, i dëmtuar, apo i hedhur nga fermerët”. mbështetje e fermerëve për promovimin, marketingun, identifikimi i tregjeve dhe kërkesave për eksport, mbështetja për implementimin e standardeve të cilesisë dhe sigurisë, do të  garantojnë tregun për çdo prodhues dhe çdo përpunues vendas.“Shqiptarët do të blejnë në treg ushqime plotësisht të sigurta”. Motoja jonë do të jetë: “Produkt i kontrolluar dhe i sigurtë për konsumatorin, treg i sigurtëpër çdo shqiptarë”.

 

Basha premtoi gjithashtu edhe mbështetje të madhe për të gjithë të rinjte e sapodiplomuar që duan të investojnë në bujqësi.

Advertisement

 

Për këtë qëllim ne do të mbështesim me përparësi dhe vëmendje të veçantë fermat dhe sipërmarrjet e krijuara nga të rinjtë e diplomuar në arsimin e  mesëm profesional dhe atij të lartë në fushën e bujqësisë dhe të ushqimit”. Duke nxitur mbi të gjitha të rinjtë për të investuar në fshat përmes granteve dhe përfitimeve fiskale.Duke ofruar më shumë bursa dhe arsim profesional për sektorin. Duke investuar në arsim, shëndet dhe infrastukturë rrugore në çdo fshat, që çdo familje shqiptare ta ngrejë të ardhmen e saj aty ku jeton.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy