Lulzim Basha ka vizituar shtëpinë muze të Musine Kokalari në Gjirokastër.
Arjeta Kokalari mbesa e Musine Kokalarit u shpreh se i gjithë restaurimi i shtëpisë është bërë me kontributin e saj dhe të bashkëshortit të saj, pasi për shumë vite shtëpia ka qenë e panjohur për vizitorët.
Kemi kontribuar për ta restauruar dhe për ta rehabilituar shtëpinë e Musine Kokalarit e cila ka qenë komplet e panjohur, komplet në hije, komplet jashtë vëmendjes, pothuajse siç është edhe tani, po ndoshta dhe më keq. Sepse sot ka një emër, njihet si shtëpia e Musine Kokalarit, kurse deri pak kohë më para se ne të fillonim ta publikonim, ta restauronim, kjo nuk njihej fare. Madje kur vinin njerëz të interesuar për shtëpinë e Musines, thonin ku është shtëpia, pyesnin për të, titullarët i orientonin tjetërkund sepse as e kishin idenë që kjo këtu është shtëpia e Musine Kokalarit. Musine Kokalari, ka lindur në Adana. Ka ardhur në moshën 2 vjeçare këtu. Kujtimet e saj dhe jetesa në këtë ambient ka ndikuar aq shumë tek ajo, sa që të tre librat artistik, krijimtarinë e saj, ajo e vendos pikërisht në ambientet gjirokastrite. Domethënë janë tre libra dhe që të treja librat kanë dekor jetën gjirokastrite, personazhet janë më së shumti gratë dhe vajzat dhe nuset dhe vjehrrat gjirokastrite. Gjithë dekori në tregimet e saj është pikërisht në këtë shtëpi tradicionale gjirokastrite.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Basha tha se shqiptarët e dinë se kush është Musine Kokalari dhe sakfricën e saj. Sipas tij, kjo është edhe arsyeja se pse kjo shtëpi është lënë në harresë nga qeveria dhe nuk vizitohet nga kryeministri.
Ai u zotua se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, shtëpia do të restaurohet dhe do t’i kthehet në një vlerë qytetit të Gjirokastrës.
Mua Marjeta nuk mё çudit fakti qё kalon kёtej dhe nuk i hedh as sytё nuk mё çudit. Nuk mё çudit pёr njё arsye tё thjesht. Shqiptarёt e dinё se çfarё pёrfaqёson Musine Kokalari, tashmё. Edhe pёr gjithё atё qё ka bёrё regjimi i mёparshёm edhe pёr atё qё bёnё kjo qeveri nё ikje dhe ky kryeministёr nё ikje pёr tё hedhur pluhurin e harresёs nuk ja kanё dalur dot. E dinё shqiptarёt e di faktori ndёrkombёtarё, vetё e thatё ka ardhur dhe ambasadori Amerikan. Njё grua e virtytit, e artit e kulturёs dhe e qёndresёs . Ёshtё njё simbol jo thjeshtё i frymёzimit qё sjell Gjirokastradhe qё ёshtё shndёrruar nё krijimtari artistike nga Musine Kokalari deri tek Ismail Kadarea dhe veprat e shumë shumë artistëve të tjerë. Por është mbi të gjitha një simbol i qëndresës dhe i papërkulshmërisë sepse vllezërit ja egzekutoj regjimi, social demokratë ishin, me bindje të majta ishin, por ishte një regjim që nuk toleronte mendim ndryshe, nuk toleronte fjalën e lirë. E gjithë shtëpia jonë e madhe vazhdon të vidhet edhe të grabitet edhe ditët e fundit, javët te fundit, japin koncesione, vjedhin me tendera bëjnë gjithçka për të grabitur deri ditën e fundit. Këta vetëm dinë të grabisin, por kësaj do t’i japim fund me 25 prill se me 25 prill në fund të fundit nuk është një betejë për mua apo për atë që po ikën, është një betejë pikërisht për shtëpitë tuaja, për familjet tuaja, për fëmijët tuaj që t’i mbajmë këtu se Gjirokastra po zbrazet, është një nga qytetet që po zbrazet me shpejtësi të tmerrshme ndërkohë që ka potenciale të jashtëzakonshme turistike.