Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga Flutura Açka dhe Preç Zogaj, vizitoi Panairin e Librit. Ndërsa u ndal një e nga një në stendat e librit, Basha vleresoi interesin e  madh që po shfaqin të rinjtë për librin.

 

“Më bëhet zemra mal kur shikoj lexues të rinj e të reja. Për këtë dua t’i shpreh një falënderim në veçanti prindërve dhe arsimtarëve, të cilët përmes pranisë së nxënëve në panairin e librit, po bëjnë një investim shumë të rëndësishëm për gdhendjen dhe sofistikimin e shijes së lexuesve shqiptarë”,-tha Basha.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Basha e konsideroi shumë të rëndësishëm investimin për letërsinë, kulturën dhe artin.

 

“E rëndësishme është vëmendja ndaj autorëve shqiptarë, sepse nëse ka një tipar dallues që po bashkon shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të veriut, në Malin e Zi, në Greqi e diasporë, është gjuha shqipe, ruajtja dhe promovimi i së cilës është një nga misionet më të shenjta”,-tha kryetari i PD.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai theksoi se PD ka një programë të duhur lidhur me artin dhe leximin.