Lulzim Basha uroi nxenësit në nisjen e vitit të ri shkollor.
Mes të tjerash Kryetari I PD, shton se edhe ky vit I ri shkollor di të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj edhe kujdesi duhet të jetë maksimal për të mbrojtur shëndetin e fëmijeve dhe familjareve të tyre.
Urime të përzemërta nxënësve dhe mësuesve, anembanë Shqipërisë në nisjen e këtij viti shkollor! Urime prindërve që përmes punës dhe sakrificave ushqejnë ëndrrat dhe ambiciet e fëmijëve të tyre! Urime vogëlushëve që plot emocione ulen për herë të parë në bankat e shkollës, në hapjen e një kapitulli të rëndësishëm për jetën e tyre dhe gjithë shoqërisë sonë! Edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja. Suksese të gjithëve
Advertisement
Lulzim Basha e shoqeroi mesazhin e tij edhe me nje video urimi: