
Lulzim Basha ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale në lidhje me takimin që Rama organizoi të premten në mesdite me kryebashkiakët në zyrën e tij.
Kryedemokrati shkruan se shqiptarët e dinë mirë që Rama i qeverisë është shumë më I rrezikshëm sesa “Ramët” e emeruar prej tij në bashkitë e vendit.
Basha shton se ky regjim është I korruptuar në palcë e se sipas tij, “peshku qelbet nga koka”.
Lulzim Basha në Facebook:
Shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit. Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe së dyti që PESHKU QELBET NGA KOKA
Rama mblodhi kryebashkiaket pas arrestimit te Fatos Tushes. Ai paralajmeroi kreret e bashkive qe te kene kujdes pasi ka probleme te medha me tenderat publike te cilat nuk do te neglizhohen dhe do te denoncohen ne SPAK.