
Pasditen e sotme në orën 16.00, kryetari i PD Lulzim Basha ka thirrur në një takim kryetarët e 71 degëve të PD.
Kolegji i kryetarëve pritet të ketë në qendër të diskutimeve çështje që lidhen me organizimin e Kuvendit Kombëtar të PD në 18 dhjetor.
Thirrja e Kuvendit Kombëtar u propozua nga kryetari Basha, pas refuzimit të mbështetësve të Sali Berisha për të verifikuar sipas statutit 4200 firmat e mbledhura prej tyre për thirrjen e Kuvendit. Motoja e Bashës për 18 dhjetorin është: “1 Parti, 1 Kuvend”.
Advertisement