Pak ditë para largimit nga Shqipëria misioni i Odihr është njohur me shqetësimet e Partisë Demokratike në lidhje me procesin zgjedhor të 25 prillit.

Takimi mes liderit të opozitës Lulzim Basha dhe shefes se misionit Ursula Gaçek zgjati rreth 90 minuta, por të dy palët preferuan të mos bëjnë komente për median.

Vetë kryetari i PD Lulzim Basha në daljen e vetme pas përfundimit të procesit të numërimit ka akuzuar qeverinë për blerje votash e për shkatërrim të procesit zgjedhor. Përgjatë këtyre ditëve të gjitha strukturat e PD janë angazhuar në mbledhjen e provave, të cilat sipas tyre faktojnë parregullsitë e 25 prillit.

Sipas sekretarit për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso,opozita do të godasë procesin në Spak dhe KQZ.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

IVI KASO

SEKRETAR PER ÇESHTJET ZGJEDHORE, PD

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Materialet që ne po nxjerrim do të çohen jo vetëm në SPAK dhe KQZ por besojmë se ato do të çojnë drejt procesit të rinumërimit dhe rivlerësimit të një numri të caktuar votash dhe kutish. Besojmë se një numër i caktuar votash do të rinumërohen dhe rivlerësohen në kuadër të procesit ankimor. Kodi i ri iu mundëson hapjen e kutive për rregullshmërinë e procesit zgjedhor edhe partive të vogla. “

 

PD i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit edhe para 25 prillit, duke depozituar 50 padi për krime elektorale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";