Lideri i opozitës Lulzim Basha ka nisur nga Kavaja fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.
Ky takim i kreut të PD, raporton Vizion Plus, shënoi edhe rastin e parë që Basha thyen rregullat anticovid pasi vizita në Kavajë nisi me një mini-miting.
“Nga Kavaja nis ndryshimi”
Advertisement
Vetë Basha u kujdes t’u bënte apel qytetarëve që të bëjnë kujdes e të respektojnë masat e distancimit social.
Strategjia e komunikimit të Bashës me qytetarët ka ndryshuar dhe ai zgjodhi që gjatë udhëtimit me makinë drejt Kavajës t’u përgjigjej pyetjeve që qytetarët dërgonin në rrjete sociale.
Së pari Basha mbrojti listën e kandidatëve për deputet të opozitës duke reaguar edhe për sulmet e rivalit politik Rama.
LULZIM BASHA
KRYETAR I PD
“Si llaxore. I degjeneruar deri në pikën e fundit, duke sulmuar nëna, gra”.
Advertisement
Tashmë që duket se garantimi i votës së emigrantëve aty ku jetojnë nuk do të realizohet, Basha ka premtuar se do t’u garantojë votën kur të vijë në pushtet.
“Rama i trembet votës së diasporës, e përdori për fasadë, ai e pamundësoi regjistrin e votës së diasporës, por ne do ta bëjmë realitet dhe me votimin elektronik është shumë e thjeshtë. PD do të bëjë të mundur që emigrantët të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.”
Edhe pse ka 16 vite në politikë Basha rrallë ka folur për jetën personale, por gjatë kësaj fushate elektorale Basha ka ndryshuar duke folur edhe për gjëra si kush e ndihmon për të zgjedhur veshjet.
“Nëse ka njeri me të cilin konsultohem, natyrisht është bashkëshortja ime Aurela.”
Basha ka folur edhe për futbollin duke deklaruar se që fëmijë është tifoz me ekipin e Bayern Munich.