Kryedemokrati Lulzim Basha do të zhvillojë këtë të diel një takim me demokratët e Fierit. Kjo është zbritja e tij e parë në terren që pas vendimit për të përjashtuar Berishën nga Partia Demokratike.

 

Mirëpo, mbështetësit e ish-kryeministrit i kanë bërë “pritë”. Ata kanë dalë në protestë kundër ardhjes së tij në Fier.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Atë që na ka bërë Lulzim Basha, s’na e ka bërë as Rama. Na ka prerë në besë”, u shpreh një nga simpatizantët e Berishës.

 

Ish-lideri historik i të djathtës ka paralajmëruar se në vend do të shpërthejnë protesta të fuqishme, të cilat do të kenë synim marrjen e selisë blu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";