Duke folur nga “FOltorja” në Kukës, ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe shkarkimin e Flamur Nokës nga komisioni i Sigurisë dhe paralajmërimin që i bëri Basha për ta përjashtuar edhe nga grupi parlamentar.

Sipas Berishës, Bashën e ka kapur frika nga demokratët dhe merr vendime nga zyra.

“Ka ndodhur një gjë e tmerrshme me ish-kryetarin. I ka hyrë një frikë e madhe nga ju. E ka kap një frikë e tmerrshme nga ju. Nuk ju takon, merr vendime nga zyra. Të gjitha nga frika. Së fundmi tha e përjashtova edhe Flamur Nokën nga kjo detyrë. Por dy gjëra do u them: që në mënyrë absolute, as unë dhe askërkush nga ju nuk i ka faj për frikën që i ka hy. E ka vetë. Ato i ka vetë.
Vetë është peng, i pashpresë ç’është e vërteta. Tani imagjinojeni: a mund të jetë zot shtëpie ai që ka frikë nga gratë e burrat e shtëpisë? Ai duhet të ikë sa më parë,” tha Berisha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";