Basha: Rama po i bën presion SPAK-ut, prokurorët të mos kthejnë mbrapsht skuadrat e arrestimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha: Rama po i bën presion SPAK-ut, prokurorët të mos kthejnë mbrapsht skuadrat e arrestimit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një denoncim të fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës.

 

Basha dekalroi se  po i bëjnë preson SPAK-ut që të mos arrestojë politikanët e përfshirë në aferën e inceneratorëve.

 

Advertisement

Në një konferencë nga selia blu, Basha iu drejtua Edi Ramës, duke i kërkuar të heqë dorë nga presioni, ndërsa i bëri thirrje dhe SPAK-ut të mos kthejë skuadrat e arrestimit mbrapsht nga presioni, teksa i kujtoi Strukturës së Posaçme se ruhen nga amerikanët.

 

“Nuk i jep dot përgjigje, si u vodhën 430 milionë euro të shqiptarëve? Ku ishe ti o Edi Rama kur u vodhën këto lekë, me firmën e ministrave tu, të sekretarëve të tu? Ku ishe, kur vazhdojnë të paguhen paratë e shqiptarëve, që vazhdojnë edhe sot, për inceneratorët? Këtyre pyetjeve nuk iu kthen dot përgjigje, ndaj dhe po i bën presion SPAK. I bëj thirrje sot Ramës, hiq dorë nga presioni që po i bën SPAK. Lejo SPAK e BKH të kryejnë të gjitha veprimet hetimore, përfshirë prangosjen e atyre, që në gjendje të lirë, shkatërrojnë prova apo janë rrezik arratie.

 

Advertisement

I bëj thirrje edhe SPAK të mos intimidohet nga presioni i Edi Ramës. Paguhesh nga taksat e shqiptarëve, mbështetesh nga taksat e amerikanëve dhe evropianëve, ke mbështetjen e shqiptarëve, për të zbatuar ligjin e për të cuar para ligjit politikanët e korruptuar. Mos e hani presionin nga ky grup i strukturuar. Keni mbrojtje speciale, rroga speciale, dieta speciale nga amerikanët, vërjuni prangat e mos hani presionin. Mos i ktheni mbrapsht skuadrat e arrestimit nga presioni i Edi Ramës”, u shpreh Basha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy