Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për plagosjen e anëtarit të Partisë Demokratike mbrëmjen e së hënës.
Gjatë një takimi me qytetarë të Kavajës Basha ka deklaruar se pavarësisht kësaj, asgjë nuk e pengon PD të fitojë në 25 prill.
LULZIM BASHA
AdvertisementKRYETAR I PD
“Padurimi juaj, është një vatër zjarri i shpresës që nuk e shuan dot as shiu që është bereqeti i fitores në 25 prill. Që nuk e kyç dot as sulmi burracak i Ramës dje, përkundrazi jemi më të bashkuar se kurrë për t’i dhënë shqiptareve fitoren më të madhe në 30 vite.”
Basha ka akuzuar rivalin politik Rama se nuk bëri asgjë për shqiptaret edhe pse në 8 vite i kishte të gjitha pushtetet.
“I ka hyrë frika në palcë dhe paniku i humbjes e ka tmerruar, se ai më mirë se asnjëherë e di se në 25 prill Shqipëria fiton dhe Edi Rama humb, Kavaja i ka dhënë gjithmonë tonin demokracisë.”
Sipas Bashës në 25 prill shqiptaret kanë përballë dy alternative.
“Të dielën shqiptaret do t’i japin përgjigje një pyetje edhe 4 vite të tjera si këto, apo bashkë për ndryshim, kjo është zgjedhja para nesh. Ndaj dua t’u pyes nëse duam që Shqipëria të ecë përpara, votoni numrin 9.”
5 ditë para zgjedhjeve parlamentare, lideri i opozitës Basha u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen rreth programit të PD për të nisur një cikël të ri ndryshimi për vendin.