Kryetari i demokratëve Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se nuk ka një plan të qartë për përballimin e pandemisë. Gjatë një takimi me gjimnazistë të kryeqytetit, Basha ka sjellë shembullin e vendimit për hapjen e shkollave për të ilustruar argumentin se kryeministri Rama ka dështuar në marrjen e masave për mbrojtjen e qytetareve.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Megjithatë dua t’ju them se këto dështime dhe pastaj përgjigjet pa plan, kaotike siç ishte ajo e kalimit nga regjimi normal mësimor në regjimin e pjesshëm, që ndodhi brenda 24 orëve, kur 24 orë më parë kryeministri tha nuk ka problem, shkollat kështu siç janë, pas 24 orësh del ministria vetë dhe tha jo duhet mbyllur dhe duhet filluar pjesërisht, këto do të marrin fund. E vetmja gjë, e vetmja diferencë midis situatës ku jemi sot dhe situatës që mund të kishim, në qoftë se do të ishin marrë këto masa, është një qeveri e përgjegjshme.”

 

Masat që opozita propozoi në shtatorin e vitit të kaluar përfshinin nga rritja e testimeve, dhe vaksina kundër gripit tek mbështetja financiare për bizneset e shtresat më të varfra të shoqërisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne sigurisht atë plan që i vumë në dispozicion qeverisë, jemi të gatshëm ta nisim ta zbatojmë prej ditës sonë te parë të marrjes së përgjegjësive të qeverisjes së vendit. Është plotësisht e përballueshme në qoftë se prioriteti jeni ju dhe për mua ju jeni prioriteti. Ju te dhjetë këtu, dhe jo 10 oligarkët dhe qindra e mijëra të tjerë si ju, të jeni të sigurt që do të marrim të gjitha masat që të paktën standardet që sigurojnë vendet e tjera të rajonit për sa i përket arsimit parauniversitar, por edhe atij universitar, t’u garantohen edhe të rejave edhe të rinjve shqiptarë.”

 

Basha u ka shpjeguar të rinjve se prioritet i PD, është hapja e vendeve të reja të punës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Prioriteti numër 1 i qeverisë së ardhshme do të jetë punësimi e në veçanti, punësimi i rinisë. Kur thua prioriteti i qeverisë, kini parasysh financimin. Prioritet nuk do të thotë të marrësh tribunën e të flasësh me orë të tëra, apo të gdhihesh e të ngrysesh në Instagram. Prioritet do të thotë të dedikosh fonde, t’ju tregosh investitorëve që je serioz, do të thotë të dedikosh fonde për uljen e taksave dhe për financimin e arsimit profesional dhe kjo do të jetë një nga fushat ku ne nuk do të rreshtim asnjë përpjekje dhe padiskutim përfitimin e kësaj do ta ndjejnë të gjithë, në veçanti do t’i ndjejë rinia.”

 

Sipas liderit të opozitës Basha, në 7 vite qeveria Rama dështoi t’u garantojë të rinjve një arsim cilësor dhe financimi për këtë sektor nuk është as në nivelet e vendeve të rajonit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";