Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar lidhur me prezantimin e 7 pikave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas shpalljes së krizës energjetike nga kryeministri Edi Rama.

Paloka ka theksuar se kjo situatë nuk zgjidhet as me 7-të dhe as me 8-të pika, por duke përmbysur siç e ka quajtura ai “regjimin hajduto-dallkaukesh qe ka marre peng një popull te tere”.

Ai është shprehur se kriza botërore nuk ka asnjë lidhje dhe si vetmi fajtor është kryeministri, pasi siç tha ai ka vendosur në krye të OSHE-së një “hajdut dallkauk”.

“Nuk e ka fajin kriza boterore jo! Asnje lidhje nuk ka ! Po kur shteti drejtohet nga hajdute dallkauke si Rampalla qe vendos ne krye te OSHE-se nje tjeter hajdut dallkauk , sigurisht ketu do perfundojme! Cela nuk eshte vene aty per te menaxhuar as energjine e as parate qe paguajne shqiptaret qe ta kene energjine. Cela eshte aty per te vjedhur parate e shqiptareve qe pastaj me nje pjese te vogel te parave qe ju ka vjedhur, t’ju bleje dhe voten ne zgjedhje ! Me hajdute-dallkauke te tille eshte mbushur gjithe kupola drejtuese e administrates!
E kjo situate nuk zgjidhet as me shtate e as me tete pika, por duke permbysur kete rregjim hajduto-dallkaukesh qe ka marre peng nje popull te tere”, shkruan Paloka.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";