Ditën e djeshme kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tha se do të propozonin që vettingu për politikanët të kryhej nga SPAK.
Basha tha se ky proces i vettingut do të bënte të mundur që të kishte një hetim për verifikim për pasuritë e politikanëve apo të familjarëve dhe ortakëve të tyre.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe deputeti i partisë Demokratike, Edi Paloka. Paloka ka ironizuar me anë të një fotoje të postuar në rrjetin social, ku shfaqet kryeministri Edi Rama duke qeshur.
“Grupi parlamentar i PD propozon që Vettingun ta bëjë SPAK?!?!”– shkruan Paloka.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";