Sot partia demokratike do te mbledhe dy forume te rendesishme drejtuese per te diskutuar mbi procesin zgjedhor te 25 prillit, te cilin selia blu pas humbjes thote se nuk e njeh.
Mbledhja e pare ne oren 17:00 eshte ajo e kryesise se partise. Rendi i dites eshte diskutime dhe vendimemarrje sipas statutit per proceset pas situates se krijuar pas masakres elektorale te 25 prillit.
I njejti rend dite do te jete edhe ne oren 19:00 kur do te mblidhet Keshilli Kombetar.
Megjithate ne kete organ pritet te jete edhe perplasja e pare e madhe mes Bashes dhe kundershtareve te tij ne parti, mes te cileve Nishani, Imami dhe Ristani.
Advertisement
Keta te fundit kerkojne largimin e Bashes nga posti i kryetarit pas disfates se radhes elektorale.