Basha ‘përplaset’ me Bardhin në Kuvend: Je pjesë e aleancës së kullave, jepini fund kësaj maskaradë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha ‘përplaset’ me Bardhin në Kuvend: Je pjesë e aleancës së kullave, jepini fund kësaj maskaradë

Ndasitë e opozitës janë zhvendosur edhe në foltoren e Kuvendit, gjatë seancës plenare të kësaj së enjteje. Kryedemokrati, Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të dikur aleatit të tij të besuar, Gazment Bardhi. Ai iu drejtuar këtij të fundit, duke i thënë se po shkatërron opozitën përmes aleancave me kullat.

 

“Sot flisni për vendime të grupit të PD, nuk ka, janë interpretimet tuaja të njëanshme. Dihet mirë pse i bëni, se kështu e doni opozitën pa grup të formalizuar. E doni siç e kishit në Kukës doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës, por kjo nuk është në dorën tuaj. Jepni fund kësaj maskaradë është detyra juaj të shpreheni pro kushtetutës, pro ligjit për partitë politike, pro kodit zgjedhor siç e keni për detyrë. Nëse e keni vendosur në kulisat tuaja, aleancat me kullat e  errëta ki guxim e thuaji shqiptarë që je pjesë e asaj aleance”, tha ai.

 

Advertisement

Por, akuzat e Bashës nuk kanë rënë në vesh të shurdhër. Bardhi i është përgjigjur duke e akuzuar se në fakt është vetë ai që ka marrë kate kullash duke përdorur partinë.

 

“Ti je i vetmi njeri në këtë sallë që je vetëshpallur kryetar partie e nuk guxon të mbledhësh grupin parlamentar. Je ti e tre të tjerë që të shkojnë prapa. Nuk je as opozitë se as përfaqësues të grupit të PD”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy