Basha përkujton Rugovën: Simbol i përpjekjeve të Kosovës për pavarësi mbetet frymëzim për çdo shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha përkujton Rugovën: Simbol i përpjekjeve të Kosovës për pavarësi mbetet frymëzim për çdo shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të premten përkujtoi 16 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në një shënim të shkurtër në Twitter, Basha shkruan se Rugova është simboli i përpjekjeve të Kosovës për pavarësi, duke shtuar se përkulet me mirënjohje kombëtare ndaj tij, shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Evropës moderne.

Postimi i plotë

Ne përulemi me mirënjohje të thellë kombëtare në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, para emrit dhe veprës së përjetshme të Ibrahim Rugovës, simbolit të përpjekjeve të Kosovës për pavarësi dhe shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Europës moderne.

Advertisement

Arkitekti i pavarësisë së Kosovës mbetet frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar.

Trashëgimia e tij politike dhe intelektuale, shndrin si arritja më e madhe e një lëvizjeje politike paqësore, e mishëruar sot në shtetin e pavarur të Kosovës 🇽🇰

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy