Lulzim Basha është i bindur se pa zgjedhje të lira Shqipëria do të mbetet nga vendet më të korruptuara.
Duke iu referuar raportit të publikuar nga Transparency International për indeksin e korrupsionit ku Shqipëria ishte në rënie, kryedemokrati shtoi se zgjedhjt e lira duhet të jetë qëllim i gjithë shqiptarëve që ardhmja e tyre të jetë më e mirë.
Advertisement
Ajo që kemi thënë gjatë gjithë kohës, madje edhe më të bindur që nga 25 prilli, tashmë është e qartë për të gjithë. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, Shqipëria do të mbetet një nga vendet më të korruptuara në botë. Zgjedhje të lira duhet të jetë qëllim i gjithë shqiptarëve që ardhmja e tyre të jetë më e mirë