Basha nuk ndalet/ Hapet gara edhe për zëvëndësimin e Albana Vokshit nga Forumi i Gruas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha nuk ndalet/ Hapet gara edhe për zëvëndësimin e Albana Vokshit nga Forumi i Gruas

Pas vendimit për të zhvilluar process zgjedhor në Forumin Rinor të PD, që shkaktoi debatë të forta me strukturat aktuale të FRPD, Lulzim Basha nxjerr një tjetër udhëzim.

 

Kreu i PD vendosi të fusë në process zgjedhor edhe Lidhjen Demokratike të Gruas së Shqipërisë.

 

Advertisement

 

 Kryetari i PD Lulzim Basha udhëzoi zhvillimin e zgjedhjeve për kryetaren e LDGSH-së, post i cili mbahet me emërim që prej vitit 2012, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Lidhjes së Gruas. Zgjedhja e kryetares së LDGSH-së do të bëhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Kjo është hera e parë që anëtareve të Forumit të Gruas u njihet e drejta për të zgjedhur drejtuesen e tyre me votë direkt, njofton PD.

 

Kryetari Basha ngriti një grup të posaçëm për zgjedhjet në LDGSH, i cili përbëhet nga:

Advertisement

 

  1. Grida Duma  

  2. Arta Sakja  

  3. Dhurata Çupi  

    Advertisement
  4. Orjola Pampuri  

  5. Greta Bardeli 

  6. Alfrida Marku  

  7. Ina Zhupa  

    Advertisement
  8. Eralda Tase Bano  

  9. Zheni Gjergji 

  10. Ledina Aliolli 

 

Advertisement

Grupi i punës, sipas PD, do të mbikqyrë mbarëvajtjen e procesit për zgjedhjen e Kryetares dhe zgjedhjet dhe riorgarnizimin e të gjitha forumeve të tjera të LDGSH në qendër dhe në degë.

 

Prej vitit 2012, sipas selisë blu, posti drejtues ka qënë me emerim , post që mbahej në fakt nga Albana Vokshi.

 

Advertisement

Si Belind këllici që ka drejtuar forumin rinor, ashtu edhe Albana Vokshi që ka drejtuar forumin e grave, janë emra të cilët janë pozicionuar me Sali Berishën dhe mesa duket këto lëvizje të Bashës janë të gjitha në kuadër të pretendimit të liderit historic për të mbledhur Kuvendin Kombëtar në 11 dhjetor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy