Lulzim Basha vijoi turin e takimeve në zonën e Myzeqëse duke u zhvendosur pasditen e kësaj të enjte nga Divjaka në Lushnjë,.
Në hyrje të këtij qyteti ai u prit nga dhjetëra simpatizante të partise demokratike me makina dhe flamunj .
Fillimisht kryedemokrati zhvilloi një vizitë në një familje lushnjare ku ndau bashkë me ta shqetësimet e përditshme dhe ankesat e tyre.
Më pas i shoqëruar nga kreu i degës së PD në Lushnje dhe kandidati për deputet Sajmir Korreshi , lideri I u opozitës u ndal tek lokali i njohur I Met Çelës në hyrje të qytetit, aty ku konsumoi byrekun e famshëm, traditë shumëvjecare e këtij lokali.
Më pas Basha vijoi marshimin në qytet në krah të simpatizanteve demokrat duke u ndalur për fjalën përshendetesë para ambjenteve të selisë demokratike.