Basha nis lëvizjet për “PD e re”; të mërkurën mbledh Kryesinë, më 2 shtator Kuvendin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha nis lëvizjet për “PD e re”; të mërkurën mbledh Kryesinë, më 2 shtator Kuvendin

Lulzim Basha nis këtë jave procesin e ndërtimit të një partie të re demokratike.

 

Të mërkurën Basha do të thërrasë kryesinë, e cila do të shqyrtojë statutin e ri të kësaj force politike dhe rendin e ditës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator.

 

Advertisement

 

Në këtë kuvend do të bëhet miratimi i statutit dhe do të votohet këshilli i ri kombëtar.

 

 

Advertisement

Më pas Basha do të zgjedhë ekipin me të cilin do të drejtojë partinë, duke nisur nga sekretari i përgjithshëm tek nënkryetarët.

 

 

Por Lulzim Basha sot drejton një parti disa herë më të vogël se ajo që ka pasur dy vite më parë, me vetëm 9 deputetë në krahun e tij.

Advertisement

 

As demokratët që mbështesin sali berishën dhe as ata që janë pro sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi nuk e njohin atë si kryetar te pd.

 

Berisha i është drejtuar gjykatës së lartë për të kërkuar logon dhe vulën e pd, ndërkohë që Gazment Bardhi i është drejtuar gjykatës së shkallës së parë për t’i kërkuar të shpallë të pavlefshme zgjedhjen e Lulzim Bashës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy