Basha ngre zërin: Shfaqje e shëmtuar anti-Amerikane e Sali Berishës, përgjegjësit do ndëshkohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha ngre zërin: Shfaqje e shëmtuar anti-Amerikane e Sali Berishës, përgjegjësit do ndëshkohen

Lulzim Basha doli para mediave per te bere nje deklarate pas mbledhjes se Kryesise ku u moren disa vendime, mes te cilave mbledhja e Keshillit Kombetar diten e diele dhe perjashtimi i besnikeve te Berishes.

Basha tha se kete te shtune Berisha sfidoi ShBA-te per interesa personale.

Më poshte fjala e plote e Bashes pas mbledhjes se Kryesise:

Sot duhej të ishte një ditë feste për Partinë Demokratike, por siç e thash në mëngjes, kjo ditëlindje është një ditëlindje e thyer.
Ndaj, sot nuk është një ditë e mirë as për Partinë Demokratike, as për demokracinë shqiptare. 31 vite pas themelimit të Partisë Demokratike, ne u bëmë dëshmitarë të një manifestimi personal të Sali Berishës, kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ne i bëjmë të ditur çdo demokrateje dhe çdo demokrati që sot është shqetësuar nga kjo shfaqje e shëmtuar, anti-Amerikane e Sali Berishës se kjo ishte përpjekja e fundit e dëshpëruar dhe e turpshme e tij për të marë peng Partinë Demokratike dhe për ta kthyer atë në një bunker të interesave të tij personale.
Asnjë deklarim i dalë nga ky tubim nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe institucionet e zgjedhura të PD. 
Në përgjigje të fallsfikimeve, shpërdorimit të funksioneve, simboleve, dhe në kundërshtim me urdhrat dhe vendimet zyrtare të organeve të Partisë, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur:
Thirrjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar nesër, e diel, më 12 dhjetor ora 15:00, pra ora 3 pasdite me këtë rend dite:
1.Diskutimi dhe miratimi i një Rezolute lidhur me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga veprimtaria antistatutore që dëmton rëndë interesat politike dhe elektorale të PD.

Advertisement
  1. Miratimin e propozimit të Kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe disa anëtarëve të Kryesisë për shkelje të rënda të Statutit të PD dhe vendimit të Kryesisë të datës 15 Nëntor.
    Kryesia vendosi gjithashtu shkarkimin nga detyra të disa kryetarëve të degëve.
    Kryesia ngarkoi Sekretariatin ekzekutiv të ndjekë të gjithë hapat për të vënë para përgjegjësisë ligjore dhe penale të gjithë personat përgjegjës për fallsfikimin dhe  shpërdorimin e simboleve të institucioneve të Partisë Demokratike. Nesër, me atributet e mia si kryetar i Partisë Demokratike do t’i njoftoj Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike edhe vendimet e mia sa i takon disa funksioneve të tjera të shpërdoruara në këtë proces që kanë të bëjnë me drejtimit politik të Partisë dhe drejtimin parlamentar të Partisë.
    Siguroj sot, sigurojmë gjithë së bashku si Kryesi të gjithë demokratët se institucionet e Partisë Demokraike, duke nisur nga Këshilli Kombëtar, Kryesia dhe Kryetari vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, në përmbushje të përgjegjësive statutore dhe në shërbim demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve.
    Demokratët do të mblidhen në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Kryesia e Partisë më datën 18 dhjetor, ku do të diskutojne dhe marrin vendimet të rëndësishme për të ardhmen e tyre, dhe jo për hallin personal të Sali Berishës.
    Më 18 dhjetor, Partia Demokratike, demokratët shqiptarë do të lënë pas pjesët e hidhura të së  shkuarës, bashkë me mbeturinat e komunizmit dhe të korrupsionit drejt ndryshimit që meriton çdo demokrat dhe çdo shqiptar.
    Ju falenderoj për këtë mundësim, për këtë komunikim në këtë orë të vonë dhe mirëupafshim nesër gjatë zhvillimeve të forumit më të lartë vendimmarrës, Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy