Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë në njësinë 16, në zonen e Unazes se Re ne Tirane ku degjoi ankesat për projektin që parashikon devijimin e Lumit “Lana”.

Ata kërkuan prej tij anulimin e projektit kur të vij në qeverisje.

 

“Banorët janë pro projektit, por kundër devijimit. Ky devijim nuk duhet të ndodhi kryetar. Nesër ne qeveri j ‘ua kërkojmë në emër të banorëve të ushtoni autoritetin tuaj, ta anuloni projektin e devijimit të shtratit lumi “Lana”.” – u shpreh një nga banorët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Basha tha se qeveria nuk do të ketë kohë të vazhdojë më me projekte korruptive, pasi qeveria e tij do të anuloj të projektet që shkelin ligjin dhe grabisin pronën e qytetarëve.

“Nuk do të kenë kohë të vazhdojnë me paudhësitë e tyre. Njëra prej të cilave është gjëja më e pamenduar ndonjëherë që duan të zhvendosin shtratin e lumit sepse pushtetarët dhe mafiozët janë bërë bashkë për të grabitur pronat. Do t’i qëndroj pikë për pikë marrëveshjes me të gjitha familjet e cënuara nga afera korruptive e Unazës së Re. Paratë që do t’ju paguhen me vlerën e tregut për pronat e prishura me padrejtësi, ne një nga ligjet e para që do të kalojmë është që këto para do t’i nxjerrim nga çdo pasuri e pushtetarëve që shkaktuan këto dëme. Ndaj, ju ftoj që çdo çast deri më 25 prill ta bëjmë përmasën e bashkimit tonë më të madhin ndonjëherë që ka parë Shqipëria.” – tha Basha.

Nje qytetar qe shprehu zhgenjimin e burokracive mbi legalizimin e prones mori premtimin e Bashës se qeveria e dal nga vota e 25 prillit do të jetë e të gjithë shqiptarëve qofshin këta të majtë apo të djathtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më tej kreu i Partisë Demokratike ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga drejtuesi politik i PD në njësinë 16, Belint Këlliçi, me të rinj të kësaj zone. Në fjalën hapës, Këlliçi tha se zona e Unazës së Re numëron rreth 70 mijë banorë, por që vuan mungesën e investimeve. Ai gjithashtu tha se të rinjtë janë shtresa më e goditur nga keqqeverisja e 8 viteve të fundit.

Pasi dëgjoi shqetësimet e tyre, Basha tha se mosdëgjimi i zërit të qytetarëve dhe në veçanti i rinisë, ka qenë misioni i vetëm i kryeministrit në ikje. Ai tha se 25 prilli është dita për t’i mbyllur derën të keqes dhe t’i hapet rrugë hapjes të vendeve të punës, arsimit profesional, praktikave mësimore, ndihmës për studentët, biznesin dhe ekonominë shqiptare.

“Heqja e zërit të qytetarëve, mos dëgjuari i zërit të qytetarëve e në veçanti mos dëgjimi i zërit të rinisë ka qenë misioni i vetëm i kryeministrit në ikje dhe i kësaj qeverie që ka dështuar në çdo fushë. E kundërta është misioni im. Ta bëj zërin tuaj të dëgjohet, ta bëj mendimin tuaj të vlerësohet, t’i bëjë pritshmëritë tuaja realitet. Shume kush ka humbur besimin. 8 vite nuk ka bërë detyrën tani vjen dhe troket përsëri, çfarë do t’i themi me 25 prill. Do t’ia hapim prapë derën të keqes, do të lejojmë prapë të futet në shtëpitë tona, pranë familjeve tona, të na marrë më të mirë tanë e t’i çojë në emigracion e të na sjellë njerëz nga Bangladeshi për të justifikuar dhe mbuluar dështimet e tij, kurrsesi jo. Me 25 prill do të çohemi të gjithë do të themi boll më dhe me votë do të ndëshkojmë tetë vite keqqeverisje e do të marrim hak për çdo padrejtësi në kurrizin tuaj dhe të familjeve tuaja. Hapja e vendeve të punës, arsimi profesional, praktikat mësimore, kualifikimi dhe rikualifikimi i studentëve për t’i bërë gati për një treg pune ku vetëm Europa, vetëm në fushën e teknologjisë së informacionit ka nevojë për 500 mijë vende pune, të cilat ne do t’i hapim këtu, në Tiranë dhe jo vetëm, duke i mundësuar rinisë të punësohen me paga dinjitoze dhe të themelojnë një jetë të re në vendin e vet, afër familjes së vet, në komunitetin e vet. Shikoni ç’ bëjnë, është lajm ndërkombëtar që për faj të Edi Ramës shteti Shqiptar duhet të paguajë 110 milion Euro. Çdo ditë me Edi Ramën në pushtet na kushton, na kushton para, na kushton vende pune, na kushton mirëqenie. Çdo ditë me Edi Ramën e streson shqiptarin e thjeshtë. S’ka rëndësi të djathtë apo të majtë, taksën e sheshtë për biznesin, taksën apo tavanin 0.5% për biznesin e vogël, 18% sigurimet shoqërore, investimet për arsimin e lartë, heqja e tarifave për bachelor dhe master për të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj. Reformën shëndetësore që fillon me ndaljen e hemorragjisë mjekëve dhe infermierëve, largimi i të cilëve është kthyer në një problem kombëtar duke i rritur pagat e tyre. Ndihmën ndaj fermerit, luftën ndaj varfërisë ekstreme duke dyfishuar ndihmën ekonomike dhe mënyrën se si do trajtohen familjet e reja.” – tha Basha.

Basha përsëriti planin e Partisë Demokratike për arsimin, ku një ndër nismat e para do jetë anulimi i ligjit për arsimin e lartë dhe rritjen e financave për universitetin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";