Ish kryeministri Sali Berisha reagoi teksa kreu i PD, Lulzim Basha ndodhej në SPAK pasditen e sotme për të dhënë shpjegime në lidhje me dosjen Toyota Yaris,

 

Berisha deklaroi se askush nuk e mori vesh rolin e tij në këtë organizatë kriminale. Sipas Berishës, Basha e bëri votimin për zgjatjen e vettingut në Kuvend para se të nisej për në prokurori pikërisht për këtë arsye.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot Lulzim Brava bashkoi votat me Edi Ramën. Meqenëse ata që po punojnë aq shumë kundër jush, sot e kishin ditë të zezë. Ëngjëll Agaçit i doli dosja me general Lisin. Antimafia italiane është një prokurori e shkëlqyer që ndihmon kombin e vet.

 

Sot në Tiranë kishin zbardhur një skuadër e tërë prokurorësh të Belgjikës. Lulzim Brava nëse ju kujtohet ju në parlament doli e tha do vijnë ditën e shtunë 5 mln euro me Toyota Yaris. Askush nuk e merr vesh cili ishte roli i tij në këtë organizatë kriminale. E bënë votimin para se të nisej në prokurori”, tha Berisha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";